Vllaznia “progres” në kontrata e Covid-19

Te Vllaznia që pas ardhjes së Xhaferit në rol drejtim- menaxhimi, situatat në klub, kanë marrë zhvillime të reja. Veç faktit ndërsa u revolucionarizua në hallkat drejtuese, afrimi i 15 futbollistëve nga sesioni i verës, ia shton kreditet kuqebluve për sezonin e ri futbollitik 2020/21.

Por te shkodranët, siç bëri publik lajmin drejtori Matko Djarmati në mediat vizive, ka nisur metoda e re e funksionimit të kontratave për çdo futbollist.

Tremi i gjetur nga juristët e klubit është risi: Kontratë progresive. E kuptuar më thjeshtë, secili lojtar do ti duhet të luftojë fort për të marrë pagën që klubi ka lidhur me ta.

Djarmati thotë se 30% e shumës fillestare lëvrohet si pagë fikse ndërsa pjesa tjetër futet të analet e progresives. Pra futbollisti paguhet më pas mbi bazen e paraqitjeve.

Ndërkaq Vllaznia është mbyrthyer nga simptomat e infeksionit të Koronavirusit. Vala e re infektuese, ka prekur Gurishtën, Imamin por dhe ndihmës trajnerin Plori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!