Tirana mundet thjeshtë nga Jang Bojs…

Europa League, Play off me një takim në Bernë: Jang Bojs -Tirana 3-0

Tirana mbyll zyrtarisht akivitetin e saj por dhe të skuadrave shqiptare në europë.

Kampionia e Shqipërisë në sfiden e Bernës, përpos gjykimit skandaloz të treshes ruse sot ndaj Jang Bojs, u shfaq mjaft e dobët.

Ndonëse treguesit teknikë flasin tmerrësisht në favor të ‘Bojs-ve, bardheblutë paten mundësi të mbyllnin pjesën e parë në barazim. Vendasit këmbëngules, shënojnë me Fasnaht (42’) pas një gabimi të qëndres dhe hezitimit për të dalë të portierit Bekaj.

Starti i së dytës, është thuajse i njëjtë me Jang Bojs që shtyn vazhdimisht për të gjetur golin e sigurisë. Nsame në dy raste shënon edhe golat e tij personalë duke e fundosur skuadrën e Egbosë në shifrat përfundimtarë 3-0.

Ishte e 52′ kur sulmuesi pas një topi të kthyer nga porteiri godet për 2-0 dhe në 64′-ën nga një pozicion jashtë loje i lënë çuditërisht nga virojtësi Nsame regjistron të tretin.Kështu endrra e grupeve merr fund me Tiranën që nga e 67-ta luajti me një sportist më pak pas daljes me të kuq (i dyshimtë kartoni i dytë) të Torasës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!