Totenhem çerekfinalisti i parë…

Një incident mes Murinjos dhe Lampard në pjesën e parë, shuhet në fund me shtrëngim duarsh. Portugezi feston duke vrapuar në tunel.

Totenhem fiton betejën e parë sezonale me Çelsin e Fenki Lampard. Në kupën e Ligës për një biletë në çerekefinale, skuadra blu mori kryesimin në minutën e 19 me gjermanin Timo Verner.

Pas pushimit, skuadra e portugezit Zhoze Murinjo u pa më aktive dhe në minutat e fundit pasi në fushë u hodh edhe Kejn, skuadra ia doli të barazoljë me Lamelën. Ishte e 84′-ta.

Me rregulloren e re të Fedetarës Angleze të Futbollit, ndeshjet shkojnë direkt te penalltitë. Në këtë moment, ekipi i Totenhem tregohet i saktë duke fituar 5-4. ‘Suprs’ janë çerekefinalisti i parë i Kupës së Ligës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!