Superkupa e Europës, Budapesti pret tifozët

Superkupa: Bajern Mynih- Sevilja finalja që ‘grish’.

Sonte në orën 21:00, në stadiumin ‘Pushkash Arena’ në Budapest, Superkupa e Europës mes Bajernit të Mynihut dhe Seviljes së Andaluzisë spanjolle.

Trofeu i fundit i UEFA-s për sezonin 2019-20. Pandemia globale menjanë, ndeshja me tifozë. Në Budapest, kryeqytetin hungarez pritet të ketë ‘zhurmë’. Afro 20 mijë njerëz (30% e impiantit) do jenë në tribuna.

Kampioni i Ligës së Kampionëve, Bajern Muniht, dhe spanjollët e Seviljës në kërkim të trofeut të dytë të këtij niveli. Skuadrat kanë triumfuar vetëm një herë në një finale të tillë.

Gjykohet nga një treshe angleze me Antoni Tejlor kryesor.

Në vigjilje:

Hansi Flik, trajner i Bajernit:

Sevilja me plot meritë e ka fituar Ligën Evropa, Ata janë një skuadër e matur dhe mjaft e mirë në aspektin taktik. Do të jetë një ndeshje dinamike, ku të dy skuadrat do të kërkojnë që të japin maksimumin. Besoj se ekipi ynë është gati dhe i fokusuar për këtë përballje. Ne kërkojmë fitore në këtë finale, pasi ata janë të veçanta.”

Hulien Lopetegi, trajner i Seviljës:

Bajerni ka trajner që meriton shumë kredibilitet për mënyrë se si e ka kthyer ekipin që për bazë ka punën ekipore. Është vështirë që të bësh një gjë të tillë. Ata e dijnë saktë kur duhet të luajnë në sulm dhe kur duhet të mbrohen. Prandaj mund të them se jemi përballë njërit prej ekipëve më të mira në botë, në këtë moment. Besojë se futbollistët e Seviljës, do të japin maksimimin në terren për të dëshmuar të kundërtën.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!