Rikthehet dueli Tirana-Dinamo

Miqësore në Selman Stërmasi: Tirana- Dinamo 2-1.
Dinamo kthehet të luajë në stadiumin ‘Dinamo’ që edhe pse mban emrin zyrtar ‘Selman Stërmasi’, për shumëkënd ende njihet si impianti me emrin e bluve.
Në këtë miqësore të ndjekur nga shumë apasionantë të klubëve, kuadra e Kamaratës me shumë ndryshimë këtë edicion, u përball me Tiranën kampione të vendit në një test emocionues.
Edhe pse niveli sportiv prevalonte në anën e Tiranës, Dinamo shpesh u shfaq e denjë dhe dora e teknikut italian te ky grup dukej qartazi.
Për kronikë Tirana shënoi dy herë në fund të pjesës së parë me talentet e saj Ismajgeci e Muçi. Në pjesën e dytë, po në fund, Dinamo shkurtoi shifrat me anë të Pontrelit futbollist.