Vllaznia- Bylis, testi i thatë

Miqësore: Vllaznia- Bylis 0-0, Skënderbeu- Besa 1-2.

Vllaznia për herë të dytë në dy takime radhazi pa shënuar. Brdariç shpresonte te afrimet e fundit si sulmuesi Dilaver, por sërish kuqeblutë pa gol në 180

Pavarësisht rasteve të shumta nga të dyja skuadrat, si Vllaznia ashtu dhe Bylis mbyllën një test të thatë pa asnjë gol.

Të dy trajnerët aktivizuan në këtë miqësore të luajtur në Peqin thuajse të gjithë lojtarëve që kishin në dispozicion.

Edhe pse të dyja skuadrat janë ndër ekipet që kanë testuar këto javë thuajse më shumë se çdo ekip tjetër në Superiore, 90 minutat nuk dhanë emocionin e golit.

Ndërkaq testi i dytë mes Skënderbeut dhe Besës së Kavajës luajtur sërish në Tropikal Resort, në Durrës, u mbyll 1-2 për skuadrën e Kashamit. Dy javë më parë po ky duel miqësor, prodhoi 1-2 për kavajasit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!