Fakte të reja, ‘Suarez’ përfshin edhe Juven në…

Juventusi aktualisht nuk është nën hetim, por pozicioni i tij rrezikon të përkeqësohet në lidhje me rastin e shtetësisë italiane të uruguajanit Luis Suarez.

Florenca Sarzanini nga ‘Corriere della Sera’, shkruan për përgjime të reja midis avokatit Maria Turko, i cili përfaqëson Juventusin, dhe drejtorit të përgjithshëm të Universitetit të Peruxhas, Simone Olivieri.

Sipas rindërtimit të gazetës, avokati i firmës së Luixhi Kiapero telefonoi të paktën tre herë menaxhmentin e lartë të universitetit në Umbria për të shpejtuar provimet për 33 vjeçarin Suarez.

Data paraprake për provimin e gjuhës italiane ishin parashikuar në datë 22 shtator por më pas u afruan në 17.

Për shkak të skandalit me pyetjet e provimit të mësuara më herët nga sulmuesi në ikje i Barcelonës drejt Atletiko Madrid, ka nisur procesi hetimor policor. Priten zhvillime të tjera…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!