Ditë lamtumire, Rroca lë Kukësin

Pas Musollit radha e fantazistit Eduart Rroca për të bërë likuidimet me Kukësin. Një vit e gjysëm plot arritje te verilindorët dhe më pas, ish- lojtari i Luftëtarit, drejt Turqisë. Aty ku e pret Istanbulspor.

Librazhdasi 27 vjeçar ka arritur prej ditësh akordin me Istanbulspor, ekip që garon në Ligën e dytë turke.

Klubi njofton në rrjete:

Mesfushori Eduart Rroca nuk është më pjesë e skuadrës sonë! Pas një sezoni e gjysmë me fanellën e Kukësit, mesfushori i ka dhënë lamtumirën klubit dhe ndeshja ndaj Wolfsburg, ishte e fundit për të me fanellën e Kukësit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!