Roma zyrtarizon Kumbullën

Roma fitoi titullin e parë kampion i Seria A në 1942 duke patur Naim Kryeziun në skuadër. Kumbulla, shqipëtari i dytë vedhekuq.

Futbollisti shqiptar Marash Kumbulla do të jetë lojtari më i ri i Romës. Gjithëçka bëhët zyrtare dhe futbollisti do të udhëtojë këtë pasdite nga Verona drejt Romës.

Pasi të kalojë testet mjekësore dhe firmën, do marrë zyrtarisht spaletat e shqiptarit të dytë pas Naim Kryeziut te Roma.

Klubet kishin arritur akordin, me Romën që do ta përvetësojë koplikasin e lindur në Itali në formë huazimi me detyrim blerje në fund të sezonit. Roma do të paguajë 30 milionë euro në arkat e Hellas Verona.

Futbollisti pranoi propozimin për kontratë 5-vjeçare, deri në vitin 2025, nga e cila do të përfitojë pagën bazë prej 1,5 milionë eurosh në sezon, por edhe bonuse të rëndësishme, të cilat do ta ngrenë shifrën për mbrojtësin kuqezi në 2 milionë euro.

Axhenda e Kumbullës te Roma ka nisur. lacio dhe tare mund ta shohin nga ‘dritarja’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!