Napoli me mbrojtje shqiptare, testi në Lisbonë

Sonte në Lisbonë në orën 20:30 për ndeshjen e katërt dhe të fundit miqësore të Napolit përpara se të startojë me javën e parë në Seria A.

Në fushën e Sporting në Lisbonë në grupin e Xhenaro Gatuzos edhe dy shqiptarët Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani. Një test i gjithi për tu ndjekur pasi tekniku që fitoi me Napolin Kupën e Italisë, ka një konsideratë ndryshe për Hysajn. Shkodrani ende i pasigurtë te klubi i De Laurentis për vijimësinë.

Lista e lojtarëve të thirrur shfaq edhe mungesat Ounas, Younes, Lorente, si dhe Milik i cili nuk është më pjesë e projektit.

Lojtarët e Gatuzos që ka me vete në Lisbonë:

Ospina, Meret, Contini, Di Lorenzo, Ghoulam, Hysaj, Koulibaly, Luperto, Maksimovic, Manolas, Rrahmani, Demme, Elmas, Fabian Ruiz, Zielinski, Palmiero, Lozano, Mertens, Osimhen, Petagna, Politano, Insigne , Ciciretti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!