Garojnë të gjithë, fiton Hamilton

Fitorja e 90-të në karrierë për Luis Hamilton duke ngushtuar në një differencën me rekordin aktual të Shumakerit me 91.

Në pistën e Mugelos në Toskana sot u pa një garë sa e frikshme aq dhe çuditëshme por fituesi nuk ndryshon. Ai është britaniku Luis Hamilton me Mercedes.

Pas startit me dy aksidente të frikëshme e me flamurin e kuq që u lançua në pistë, kampioni i botës parakalon shpejt shokun e skuadrës Botas, dhe ruan vendin e parë deri në fund.

Gjithësesi, pas britanikut të Mercedes u rendit shoku i tij i skuadrës Valteri Botas ndërsa podiumi u kompletua nga Red Bull me Albon. Ferrari në shtëpi vijon të ‘dreqosë’ Jo vetëm Fetel por dhe Leklerk nuk ka më vetitë e një garuesi shpërthyes. Makinat në garën e 1000-të shndërrohen në zhgënjim për ata tifozë që kishin marrë një biletë për të ndjekur skuadrën e tyre.

Sharls Leklerk i 8-ti ndërsa në këtë garë ku shumë protagonistë dolën jashtë ‘loje’, Sebastian Fetel mbërriti i 10-ti. Daniel Riçiardos me Renault i katërti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!