Musolli largohet nga Kukësi, zgjedh Gjilanin

Sadiku: “Albion Ademi po negocion me Dinamo Zagreb. Këtë sezon ai ka shënuar 12 gola në 13 paraqitje për Mariehamn në Finlandë. Ademi është 21 vjeç dhe përfaqëson Shqipërinë.”

Lajmi vjen nga Twitter dhe është gazetari i ‘Supersport’, Arlind Sadiku ai që bën me dije se Besrat Musolli do të bashkoeht me Gjilanin në Ipko.

Në fakt në një lidhje telefonike mbrëmjen e djeshme,trajneri i Gjilanit, Gentian Mezani tha se pret që klubi të zyrtarizojë sot dy mbrojtës. ‘Nuk na kanë ardhur ende futbollistët që klubi ka rënë dakort. Sot ose nesër (sot: redaktori) do ti prezantojmë. Uroj të mbajnë fjalën’, tha vlonjati i sukseshëm por pa përmendur emra.

Besart Musolli me fanellën e Kukësit ia doli të fitojë të gjithë trofetë e mundur. Titull, Kupë, Superkupë. Një ndër mesfushorët më të mirë të Superiores në dekadën e fundit, nxiton të kthehet në vendlindje, Kosovë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!