Kukësi në Gjermani mbetet në… tentativë

Kukësi do të presë në Tiranë, Volfsburgun e Bundesligës në tentativë për ti thyer në turin e dytë kualifikues të Ligës së Europës në futboll.

Por një lajm i çuditshëm ka qarkulluar ditën e djeshme teksa gjermanët kanë propozuar spostimin e ndeshjes në Gjermani.

Është “Panorama Sport” teksa raporton se drejtori sportiv i Kukësit Nderim Nexhipi ka negociuar me drejtuesit e Volfsburgut për ta spsotuar ndeshjen e 17 shtatorit nga ‘Air Albania Stadium’ në Gjermani.

Drejtori i verilindorëve është një njohje e vjetër e gjermanëve, pasi në të shkuarën e largët, si futbollist, ka luajtur për për pak kohë me Volfsburgun. Një ide e gjitha e gjermane ardhur prej situatës “COVID-19” por që UEFA nuk e pranon si version.

Nga kjo marrëveshje, Kukësi do të përfitonte 400 mijë euro, shto këtu edhe shpenzimet e udhëtimit apo fjetjen që do të ishin që të gjitha të hequra. Do të ishte pala gjermane që do i mbulonte ato, prej parave që do të vinin kryesisht prej sponsorëve apo të drejtave televizive‘-shkruan e përditshmja sportive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!