E kryer, Muriqi te Lacio

Telenovela e Vedat Muriqit ka marrë fund. Siç raporton TMW, Lacio ka mbyllur negociatat për sulmuesin kosovar të lindur në 1994.

Lojtari vjen nga Fenerbahçe, ndërsa shkëmbimi i dokumenteve është në proces. Një marrëveshje me vlerë 17.5 milion plus 2 bonuse, plus 5% në rast të një rishitje në të ardhmen.

Lojtari do të nënshkruajë një marrëveshje pesë-vjeçare me vlerë 2 milion euro neto në sezon plus bonuse.

Më herët, Muriqi është parë në Prizren me miq të tijë. Me gjasa, bomberi dardan, ka patur dijeni për trataviat e fundit për mbylljen e marrëveshjes me Igli Taren dhe Lacion që drejtori shqiptar përfaqëson.

Foto poshtë: Muriqi në Prizren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!