Shqipëria feston në Bjellorusi…

Nations League, Liga C, Grupi 4: Bjellorusi-Shqipëri 0-2 (Cikalleshi 23′, Bare 78′)

Shqipëria nis mbarë kualifikueset e Nations League. Në Minskun e largët, kuqezinjtë e Edi Rejas ia dolën të shënojnë dy herë në portën vendase, duke hedhur një hap të madh drejt fitimit të Grupit.

Fakti që Shqipëria fitoi ndaj rivales kryesore i jep dimensione prej protagonisti shqiptarëve, që sot shënuan nga një gol në secilën pjesë. Fillimisht Cikalleshi konkretizoi epërsinë e Shqipërisë, teksa me një gjuajtje të fortë jashë zone mposht portierin vendas.

Në pjesën e dytë vendasit përpiqen të reagojnë dhe krijojnë volum loje në mesfushë dhe para zonës së formacionit udhëtues. Nuk ia dalin dhe ndëshkohen në minutën e 78-të nga fieraku Keidi Bare. Asisti i Roshit perfekt dhe lojtari i Malagës në Secunda Division, depoziton në rrjetë. Shqipëria e para e Ligës C4.

Bjellorusia: Gutor, Zolotov (76′ Skavish), Martinoviç, Naumov, Bordaçev, Nekhjajçik, Iablonski, Seliava (46′ Kaçaturian), Staseviç, Dragun, Lisakoviç.
Trajner: M. Markhel

Shqipëria: Strakosha, Veseli, Gjimshiti, Dermaku, Hysaj, Gjasula, Bare, Abrashi, Trashi (68′ Roshi), Cikalleshi (72′ Balaj), Manaj (90′ Mihaj).
Trajner: E. Reja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!