Firat ankohet, na bënë hile…

Trajneri i ri i Moldavisë, turku Engin Firat, është shprehur i kënaqur me barazimin ndaj Kosovës në ndeshjen e parë të edicionit të ri në Ligën e Kombeve, por pa evituar indinjatën për gjykimin dhe sjelljen në momente të caktuar të lojtarëve nga Kosova.

Ish-drejtori teknik i Vllaznisë, Firat, ka folur në konferencën për shtyp, pas 1-1 në kuadër të Ligës së Kombeve në ‘Tardini’ mes Moldavisë dhe Kosovës.

Dy gjëra janë të rëndësishme për t’u diskutuar. Në fillim, gjyqtari duhej ta përjashtonte një futbollist të Kosovës në pjesën e parë, por nuk ia dha kartonin e dytë të verdhë. Nëse kundërshtari do të mbetej me 10 futbollistë, rezultati do të ishte ndryshe, sidomos pasi që ne po fitonim 1-0”,- ka thënë fillimisht Firat në konferencë.

Gjëja e dytë e rëndësishme është se të gjithë në futbollin europian duhet të flasin për ‘fair-play’, por për mua nuk ka sens kur vërtetë nuk ka ‘fair-play’. Ne kishim një lojtar të lënduar, dërguam topin jashtë, ndërsa Kosova mori topin që na takonte neve dhe shënoi për 1-1, ndoshta jo në aksionin e parë, por në të dytin. Ata shënuam kur ne ishim me 10 futbollistë në fushë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!