“Sherri” me kinezët, Premier humb 300 mln.

Pandemia globale e koronavirusit ka hapur një gropë të madhe financiare për klubet e Premier League. Në kasafortat e ligës do mungojnë 564 milionë paund, pasi marrëveshja më e madhe e TV për transmetimet jashtë ishullit, është anulluar.

Grindja me gjigandin kinez të transmetimit PPTV për pagesën e 160 milionë paundëve në mars, me të cilin ishte nënshkruar një marrëveshje prej 564 milionësh, është anulluar vetëm pas një sezoni.

Siç u zbulua nga “Sportmail” muajin e kaluar, Premier League ka qenë në mosmarrëveshje me Suning Holdings, në lidhje me pagimin e një tarife të parashikuar në kontratë në mars.

Kjo gjë bëri që ata të anulojnë kontratën më fitimprurëse të Premier League për transmetimet televizive jashtë Anglisë, me vlerë 564 milionë për tri sezone.

Humbja e Premier League është 300 milionë, pasi Suning ka paguar 265 milionë për ndeshjet e transmetuara në kanalin dixhital PPTV, në fillim të marrëveshjes tre-vjeçare.

Suning është një nga emitentët e mëdhenj në tregun global të TV në vitet e fundit. Ata kanë blerë të drejtat e transmetimit të Champions League, FA Cup, La Liga dhe Bundesliga në Kinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!