Hysaj nga Bjellorusia: Luftojmë për tri pikë

Kapiteni i Kombëtares Elseid Hysaj sot ishte në krah të trajnerit kuqezi Edi Reja.

Në konferencën për shtyp në prag të sfidës së Nations League ndaj Bjellorusisë që do të zhvillohet nesër në 20:45 Hysaj foli gjërë e gjatë lidhur me situatën e skuadrës atmosferën dhe objektivin ndaj vendasëve bjellorusë.

Kthimi me ndeshjet…U bënë shumë muaj që nuk jemi takuar. Të them të drejtën na kanë bërë mirë, pasi na ka bërë të ndjemë mungesën e kombit. Kjo mungesë e gjatë mendoj se na ka afruar më shumë me njeri-tjetrin.

Largimet e Bashës dhe Mavrajt? – Dua të falënderoj Mavrajn dhe Bshën për atë që kanë dhënë në Kombëtare, por futbolli kështu është, vjen një moment kur secili do largohet kur e shikon të arsyeshme.

Të rinjtë dhe forma e Hysajt? – Mendoj se kemi të rinj të talentuar dhe mendoj se mund të ecim shumë me ta. Me të rinjtë po mundohemi ti fusim në grupin tonë dhe po ju japim një dorë për tu ambientuar me Kombëtaren. Janë lojtarë të rinj dhe duhet të mësojnë shumë. Janë të rinj dhe e kuptojnë futbollin he po futen në grupin tonë.

Forma ime nuk është 100% pasi një javë kam që nisa stërvitjen. Kjo do të jetë problemi jonë, pasi forma fizike nuk është e duhura

Skema? – Kam provuar shumë role të ndryshe me ekipin e Napolit dhe Kombëtaren. Besoj se mund të ambientohem. Kam eksperienca që kam e kuptoj si duhet të përshtatem në çdo rol.E rëndësishme është që ta fillojmë mirë ndeshjen e parë. Duhet ta fillojmë mirë. Jemi gati të luftojmë për 3 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!