Kombëtarja sot kryen testet për COVID-19

Në prag të ndeshjes me Bjellorusinë, Shqipëria në zbatim të protokollit të UEFA-s do të kryejë sot testet për COVID-19
Përfaqësuesja shqiptare e futbollit nisi dje përgatitjet për ndeshjet e Ligës së Kombeve, që do të luajë mbrëmjen e 4 shtatorit në Minsk kundër Bjellorusisë.
Ndonëse këtë radhë ndikimi i situatës së pandemisë globale ka prekur edhe elementin dhe ka trazuar disi planet e kuqezinjve, besimi për të fituar në Bjellorusi mbetet primar.
Edhe pa Marash Kumbullën e ndonjë lojtar tjetër, që Reja nuk do mund t’i ketë me vete. Mbrojtësi 20-vjeçar i Veronës, pas testeve mjekësore dhe konsultimëve me stafin, është kthyer përsëri drejt Italisë. Shkak është dëmtimi i disa javëve më parë në Itali.
Ndërkaq, sot Shqipëria, në zbatim të protokollit të UEFA-s, do të kryejë testet për COVID-19. Shumë lojtarë të ardhur nga vende të ndryshme dhe kërkesa kryesore e organizatorëve për t’u pajisur me ‘çertefikatën’ personale shëndetësore.