Befasi, Inter “nxjerr në treg” Eriksen!

● Me Konten, mesfushori danez mund të vazhdojë të ketë pak hapësirë: disa menaxherë po e ofrojnë atë në Premier League. Të paktën 50 milionë janë të nevojshme për zikaltrit…

Futbolli është i çuditshëm dhe i paparashikueshëm. Kristian Eriksen, në janarin e vitit të kaluar kur sapo kishte vendosur të largohej nga Totenhem, pranoi ofertën e Interit. Te zikaltrit e Milanos, me disa përjashtime, ai nuk ishte në gjendje të shkëlqente. E vërteta është se, me Konten, niveli i tij nuk u ngrit kurrë aty ku mendohej.

Sakaq, te Interi tani thuajse ka ardhur Vidal, çka e bën më të turbullt të ardhmen e mesfushorit danez. Në letër, për momentin, treshja e mesfushorëve të Interit duket se përbëhet nga Barela, Brozoviç dhe, në të vërtetë, Vidal.

Kjo do të thotë, që danezi do të vazhdojë të qëndrojë në stol, siç ndodhi, me disa përjashtime, në muajt e tij të parë italianë. Eriksen, vështirë ta pranojë një pozicion të tillë. Me pak fjalë, zgjidhja mund të jetë shitja. Sipas raportit të fundit tremujor, kostoja e danezit, përfshirë komisionet, ishte 27.5 milionë euro.

Kjo do të thotë, që nëse një propozim për të paktën 50 milionë do të mbërrinte në zyrat e Milanos, zikaltrit do ta largonin Eriksen. Sipas thashethemeve, disa menaxherë, jo të angazhuar nga Interi, po reklamojnë mesfushorin danez në vitrinat e futbollin të Premier League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!