Pike nuk është në “listën e zezë” të Koeman

Ronald Koeman e ka mbrojtësin, pjesë të projektit të tij për Barcelonën e re. Ndërkohë, ai nuk llogarit lojtarë të tjerë në skuadër, të cilët nuk duan të largohen.

Pak nga pak, planet e Ronald Koeman për projektin e tij të ri, që hap perden të hënën, 31 gusht, po bëhen të njohura. Presidenti Josep Maria Bartomeu gjatë një interviste që dha në mediat zyrtare të klubit, u shpreh se lojtarë të tillë, si Mesi, De Jong, Grizman, Ter Stegen, Dembele, Lenglet, Semedo apo Ansu Fati, ishin të paprekshëm.

Por, presidenti “blaugrana” harroi një emër, që mesa duket është i preferuari i trajnerit holandez. Mbrojtësi Zherard Pike nuk do të jetë në “listën e zezë” të trajnerit Koeman. Përkundrazi, ai e konsideron atë një pjesë kryesore në mbrojtjen “blaugrana”, kështu që vazhdimësia e tij nuk është në diskutim.

Mirëpo, janë raste shumë të ndryshëm ato, që janë në “listën e zezë” të trajnerit. Po flasim për Luis Suarez, Serxho Buskets dhe Zhordi Alban. Holandezi ka planifikuar të flasë me të tre në ditët e ardhshme, për t’i informuar ata që nuk bëjnë pjesë në projektin e Barcelonës së re.

Por situata është shumë e komplikuar. Lojtarët, në mjedisin e tyre, janë shprehur se nuk duan të largohen nga klubi, pasi janë nën kontrata. Edhe si në rastin e Albas, të cilit i përfundon në vitin 2024, pas rinovimi i saj vetëm një vit më parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!