Veleçiku dhe Partizani B, në Kategorinë e Parë

Veleçiku nga grupi A dhe Partizani B në grupin B, do të jenë dy skuadrat që sezonin e ri do të luajnë në kampionatin e Kategorisë së Parë.

Ditën e djeshme, skuadra Veleçiku fitoi 2-1 me përmbysje ndaj skuadrës së Maliqit, që vinte si e dyta e Kategorisë së Dytë, në ‘Nexhip Trungu’ të Cerrikut duke ruajtur pozicionin e saj në grupin A të Kategorisë së Parë.  

Për të përcaktuar skuadrën e dytë që do të luante në Kategorinë e Parë, u përballën Devolli dhe Partizani B sot në ‘Elbasan Arena’ të Elbasanit.

Koha e rregullt prej 90-minutash nuk mjaftoi për të përcaktuar fituesin, rezultati ishte fiksuar në shifrat 3-3. Në minutën e 113-të, mesfushori Llanaj, i dhuron golin e fitores Partizanit B, i cili siguroi edhe të drejtën që sezonin e ardhshëm të luajë në Kategorinë e Parë.

Ndeshjet “play-out”:

Veleçiku-Maliqi 2-1 (Shekaj 89’, Zaraj 90’+5/ Muçollari 63’

Devolli-Partizani B 3-4 (Demollari 22’(p), 66’, Ivani 60’/ Llanaj 2’, 113, Bardhi 7’, Bitri 82’  

Me këto dy takime të fundit, u mbyll edhe sezoni futbollistik në Shqipëri për sezonin 2019-2020.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!