US Open: Nadal në listë, pjesëmarrja enigmë

Ende është enigmë fakti, nëse Rafael Nadal do të marrë pjesë në turneun Grand Slam të US Open. Sipas gazetarit Kristofer Klarej, emri i tenistit spanjol është në listën e pjesëmarrësve në turneun US Open 2020, ndërkohë që procedura e rregjistrimit ka përfunduar të hënën.

Përkundër këtij fakti, Klarej sqaron se gjithsesi kjo nuk garanton faktin që Nadal do të luajë në këtë Grand Slam, pasi ai mund ta deklarojë tërheqjen e tij edhe disa ditë para fillimit të turneut, i cili është planifikuar të nisë më 31 gusht, dhe ku Manakori do të mbrojë titullin e fituar më 2019 ndaj Danil Medvedjev.

Ndërkohë që disa tenistë të njohur e cilësorë, si Eshli Barti, ose Nik Kirgios, e kanë konfirmuar tërheqjen e tyre nga US Open, për shkak të shqetësimeve për rritjen e rasteve të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara javët e fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!