Andrea Pirlo, nga Maestro… në Mister!

Sot fillon një aventurë e re për Andrea Pirlon dhe Juventusin, i cili pas 5 vitesh, kthehet që të punojnë së bashku. Andrea është në të vërtetë trajneri i ri i bardhezinjve U-23, që para pak kohe fituan titullin kampion të Italisë.

Pra, nga Maestro… te Mister; Pirlo i tha lamtumirën Juventusit pas katër sezoneve në verën e 2015, me një sukses të jashtëzakonshëm: katër tituj, një kupë Italie dhe dy super kupa.

Dhe një përvojë, që e ngjiti Andrean në çatinë e botës me Italinë më 2006, përvojë të cilën tani do ta transmetojë te lojtarët U-23. Një sfidë është te dera. “Welcome Back, coach Pirlo!” – shkruhet në faqen zyrtare të Juventusit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!