Aguero do të mungojë, e konfirmon Pep…

Trajneri Pep Guardiola ka konfirmuar, se sulmuesi Serxhio Aguero nuk do të jetë në gjendje të zbresë në radhët e Mançester Sitit, në ndeshjen e kthimit ndaj Real Madridit për Champions League.

Argjentinasi Aguero i është nënshtruar më 24 qershor një ndërhyrjeje kirurgjikale në gju, duke mos qenë i gatshëm për “Qytetarët” për sfidën ndaj madrilenëve, çka e ka konfirmuar sot trajneri.

“Qytetarët” e Pep Guardiolës, me epërsinë e fitores 2-1 në ndeshjen e parë në Madrid, më 7 gusht do të presin në stadiumin “Etihad” të Mançesterit, skuadrën e Realit të Madridit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!