Elbasani parakalon rivalet, Dinamo në ndihmë… “disiplina”

‘Rroftë’ përjashtimi i Tërbunit në Grupin A për Dinamon. Skuadra e Kamaratës në ndeshjen sezonale me Veleçikun sot në Pezë, ka zhgënyer totalisht duke humbur takimin 0-1.

Dinamo me atë ndeshje më teper në kalendar dhe falë tri pikëve në tavolinë, ia lë sërish vendin e fazës “play-out” koplikasëve ndaj një skuadre që vjen nga fazat e “play-off” të Kategorisë së Dytë.

Grupin B, vendimtare madje përcaktuese, ndeshja në ‘Elbasan Arena’ mes vendasve verdheblu dhe bilisharëve të Devollit. Mes një loje impresionuese Elbasani i Leshanakut ka triumfuar me shifrat 3-1, duke hedhur një hap të madh drejt qëndrimit.

Ky grup vetëm javën e fundit, pritet të mësojnë se cila do të rrëzohet direkt në Kategorinë e Dytë dhe cila do të shkojë në takimin play-off.

GRUPI A-“play-out”

Java e 9/

Burreli – Tërbuni (Burreli pushim, Tërbuni i përjashtuar)

Dinamo – Veleçiku 0-1 (Lumaj 6′)

Egnatia-Pushim

Grupi B

Turbina – Shënkolli 7-2 (Koldashi 14′ (11-m), 75′, 86′, Xhelili 44′, Peqini 68′, 82′, Doko 78′ Toma 56′, Danaj 62′)

Oriku – Iliria 2-1 (Qejvani 36′ (p), 73′ (p) / Kapo 45′ (a)

Elbasani – Devolli      3-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!