Skënderbeu nuk di ku… gjendet

Skënderbeut i soset durimi. Edhe dy javë nga epilogu i kampionatit të 81-të kombëtar të futbollit, korçarët ende janë në ajër. Ishte parashikuar që vendimi nga Federata Federale e Zvicrës të jepej në fund të muajit qershor, por për shkak të pandemisë globale është shtyrë dhe ende nuk ka një datë fikse për të konkluduar. Klubi i Ardjan Takajt, listohet si i dënuar nga UEFA me 10 edicione perjashtim nga kupat e Europës…

Reagimi për shtyp i Skënderbeut:

“Duke marrë parasysh aludimet e vazhdueshme në mediat vizive, online dhe në shtypin e shkruar, KF Skënderbeu kërkon të sqarojë opinionin publik dhe sportdashësit bardhekuq, se nuk ka ende një vendim përfundimtar nga Gjykata Federale në Zvicër në lidhje me apelimin e kryer nga klubi.

Vendimi, i cili pritej në fund të muajit qershor, është shtyrë për shkak të situatës së krijuar nga Pandemia COVID-19 dhe nuk ka një datë fikse për publikimin e vendimit përfundimtar.

Klubi i Futbollit “Skënderbeu” mbetet në pritje të vendimit dhe sigurojmë tifozët dhe opinion publik se çdo vendim do të publikohet në kohë reale jo vetëm nga klubi, por edhe nga Gjykata Federale.

Iu bëjmë thirrje mediave të mos aludojnë me lajme krejtësisht të paverteta duke pasur parasysh dhe ndjeshmërinë që ka çështja në fjalë për klubin dhe tifozët e Skënderbeut.

Me respekt,
KF Skënderbeu”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!