Egnatia: “U dhunuam në Pukë…”

Stafi dhe lojtarët e Egnatias, pas barazimit të djeshëm në ‘Ismail Xhemali’ të Pukës me Tërbunin 1-1, qëndruan të ngujuar në dhomat e zhveshjes për të pritur qetësimin e situatës.

Miqtë pretendojnë se janë dhunuar dhe kërkojnë drejtësi nga instancat përkatëse. Pas kthimit në Rrogozhinë, klubi ka reaguar duke përshkruar mbi atë se çfarë ndodhi dje pas takimit në Pukë.

Reagimi Egnatias:

KF Egnatia, me ane te ketij reagimi kerkon qe te denoncoje terrorin fizik te ndodhur karshi ekipit tone sot në Pukë. Kemi respektuar garën nga fillimi i kampionatit e deri me sot dhe do vazhdojme ta bejm diçka të tille sepse ne si klub kete mision kemi, futbollin e bukur dhe te ndershem, brenda dhe jashte fushes sone!

Por sot jemi dhunuar përgjatë 90-të minutave, por çdo gjë i kaloi “kufinjte” kur loja mbaroj duke u sulmuar nga çdo anë, e madje edhe nga ata qe paguhen per te ruajtur sigurine e per te marre persiper mbarevajtjen e aktivitetit, “stjuarte” që godasin lojtarët tane apo dhe persona te pa autorizuar qe futen në fushë! Jemi habitur se si Policia e Shtetit dhe kryetari i Bashkise Puke nuk kanë tentuar te ndalojn kete skenar të turpshëm të ndodhur sot!

Kane kaluar disa ore, por jemi ende si klub te shokuar nga kjo që ndodhi dhe qe eshte nje plage e vjeter ne futbollin shqiptar ndaj edhe kërkojme nga Federata Shqiptare e Futbollit të marri masa ekstreme dhe te denojne keto akte të turpshme që edhe pse jemi ne Shekullin e 21-te, ne disa fusha jane te pranishme e ku sot ishim ne viktime e dhunes. Por keto ngjarje te shemtuara nuk e ndihmojn e aspak futbollin shqiptar te eci përpara dhe te bej progres!

FK Egnatia siguron çdo tifoz e dashamires

se ekipi do te vazhdoj respektimin e gares ashtu siç ka bërë kete sezon duke mos u bërë pjesë e asnjë aleance.

Sot skuadra ishte e pa mbrojtuar dhe nga organizatorët e garës shpresojme në drejtësi duke i dhene nje grusht te forte kesaj dhune qe kerkon te prishe lojen e bukur te futbollit!

FK EGNATIA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!