‘Për Lautaron do shohim në fund të sezonit’

“Lautaro Martinez te Barça? Do të ishte më mirë të flasim për këtë, për tregun, kur të përfundojë sezoni”. Kështu ka deklaruar sot presidenti i “blaugranëve” të Katalonjës.

“Klauzola skadon sot? Atëherë kjo do të thotë se ajo do të skadojë sot. Barcelona nuk ka një orar të caktuar për operacionet që duhet të bëjë në tregun e futbollit. Ata do të bëhen kur të jenë t’u bërë. Tani për tani ne jemi të përqendruar për t’i dhënë fund La Ligas dhe Champions League”, ka deklaruar Josef Maria Bartomeu për “El Món a RAC 1”.

Ndërkohë, presidenti i Barcelonës e përcakton si “të pamundur” rikthimin e sulmuesit brazilian Nejmar në radhët “blaugrana”. Kjo sepse, sipas tij, “situata ekonomike të gjitha klubeve europiane është shumë e vështirë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!