Laçi- Kukësi, dueli i ‘heshtur’

Dueli i ‘heshtur’ gati: Ndoshta ndeshja që mund të vendosë fatin e titullit kampion të këtij edicioni të pazakontë trazuar nga pandemia globale me emrin COVID-19.

Do luhet në stadiumin ‘Laçi’ ndeshja kryesore e javës së 30-të të Kategorisë Superiore mes Laçit (46 pikë) dhe Kukësit (53 pikë). Pa tifozë dhe shoqëruar nga një protokoll i rreptë higjeno-santitar. Së paku kështu shkruhet në rregullore të FSHF-së.

Laçi:

Vendasit zgjodhën heshtjen para kësaj sfide me verilindorët. Asnjë prononcim mediatik zyrtar duke mbajtur larg presionit futbollistët. Ata u grumbulluan në Fushë-Krujë për 24 orë. Formacioni bardhezi vishet me mister. Pas largimit të Dembakit edhe sulmuesi Nuabueze me gjasë do jetë jashtë planëve të Cungut për arsye demtimi (Sporti im meson se Nuabueze eshte operuar). Të tjerët janë të gjithë gati. Me Xhixhën që pritet të marrë përsipër vijen e parë…

Kukësi:

Orges Shehi ruajti traditën dhe foli para mediave i bindur se kjo transfertë është përcaktuese për synimet e Kukësit. “Ekipi është në një situatë të mirë dhe është i fokusuar vetëm te shtatë finalet që skuadra ka përpara“-thotë Shehi.

Nuk do të ketë në dispozicion Obanor të dëmtuar dhe Gavazajin në pikëpyteje por përpara ka Abazaj dhe Shkurtaj të mbështetur nga Rroca. Pa përmendur futbollistin më të mirë të verilindorëve Musollin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!