Dibala i lumtur: “Rinovimi s’varet nga unë”

Sulmuesi argjentinas i juventinëve e pranon: “Junajtid dhe Paris SG më donin. Barcelona? Eshtë një klub i jashtëzakonshëm dhe me Mesin akoma edhe më shumë, por edhe ne jemi një ekip i jashtëzakonshëm. Unë luaj me Bufon dhe Kristiano Ronaldon”

Paulo Dibala, disa ditë pasi u kthye në fushë, pas problemeve që pati me koronavirusin ka bërë një intervistë me “CNN” për racizmin, Barcelonën dhe rinovimin e kontratës me Juve. Ai ka zbuluar edhe se kishte qenë afër largimit nga Torino, drejt disa klubeve që e kanë bërë të mendohej gjatë.

Racizmi? “Edhe unë kam patur përvoja të ndryshme racizmi. Disa stadiume italiane kanë një racizëm të caktuar ndaj futbollistëve. Kështu i ndodhi me Mario Balotelin dhe Pjaniç në ndeshjen ndaj Breshias. Unë mendoj se ndëshkimi ndaj sjelljeve raciste duhet të jetë më i rëndë. Ai është krim. Për fat të mirë, familja ime më edukoi në një mënyrë tjetër. Unë i respektoj njerëzit për atë që ata janë, për mënyrën e tyre e të menduarit dhe jo nga mënyra se si vishen, nga vijnë, ose ngjyra e lëkurës së tyre. Mendoj se të gjithë duhet të rriten kështu, por padyshim që nuk është kështu. Këtu, jo vetëm që njerëzit duhet të luftojnë racizmin, por duhet të jemi të bashkuar si shoqëri ”.

Prapaskenat? “Po, para një viti te Juvja nuk më llogaritnin më dhe më nxorrën në treg. Kishte disa klube të interesuara për mua gjatë verës së kaluar. Midis tyre kam pasur oferta nga Mançester Junajtid dhe Totenhem, pastaj edhe nga Paris SG. Unë nuk fola direkt me ta, por pati biseda midis klubeve. Sidoqoftë, qëllimi im ishte të qëndroja te Juventusi. Unë nuk pata një vit pozitiv, por nuk doja të largohesha duke lënë një kujtim të keq. Ua thashë synimin tim drejtuesve të klubit. Kam punuar shumë për t’u përmirësuar. Natyrisht nuk ishte e lehtë, por ardhja e Sarrit më bëri të rritem shumë. Ekipi filloi të luajë shumë më mirë dhe kjo më ka ndihmuar. Kam pasur një sezon të shkëlqyeshëm deri më tani”.

Largimi? “Për momentin nuk ka asgjë, me të vërtetë. Kam akoma një vit e gjysmë të kontratës me Juventusin, e cila nuk është shumë. Por me gjithçka që ka ndodhur (Covid-19) nuk është e lehtë për klubin, të gjithë kanë nevojë të ripërtërihen. Pra, le të presim. Gjithsesi unë jam lojtar i Juventusit dhe jam i lumtur që jam këtu. Njerëzit më duan shumë dhe unë i respektoj. Kam një marrëdhënie të mirë me presidentin dhe me siguri në një moment do ta gjejmë kohën për të folur. Rinovimi varet nga Juventus”.

Barcelona? “E vërteta është se Barcelona është një klub i jashtëzakonshëm, me Mesin është edhe më shumë. Të luash me Barcelonën do të ishte shumë e bukur, por Juventusi është gjithashtu është një klub i jashtëzakonshëm, i madh, me plot histori, ku sot ka lojtarë të shkëlqyeshëm. Janë të mjaftueshme kualitetet edhe këtu. Unë kam mundësinë për të luajtur me Bufon dhe Kristiano Ronaldon, gjë që e bën klubin tonë edhe më të madh”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!