FIFA mesazh “pro Floyd”, s’ka sanksione…

“Mos i ndëshkoni ata që demonstrojnë në fushë në homazhe për George Floyd”.

Ky ishte mesazhi i FIFA-s, e cila u përball me hipotezën, se Bundesliga mund të merrte masa disiplinore ndaj atyre lojtarëve që ditët e fundit kanë qenë protagonistët e gjesteve protestuese për ngjarjet e Mineapolis, si pasojë e dhunës policore ndaj viktimës Floyd.

FIFA ka apeluar në ligat anëtare të futbollit që të përdorin “sensin e mirë” para se të vendosin sanksione për futbollistët, të cilët gjatë ndeshjeve të ditëve të kaluara kanë treguar solidaritet duke kërkuart “drejtësi për George Floyd”, siç ndodhi në Bundesligë.

Kështu, tani Turam jr, Sançes, Ashraf dhe McKenie, pas mesazhit të lëshuar nga FIFA, me gjasa do t’i shpëtojnë edhe ndëshkimit disiplinor nga organet e drejtësisë në futbollin gjerman.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!