Nexhipi: ‘Shkurtaj largohet nga Kukësi’

Drejtori Sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi lëshon ‘bombën’ sot në Supersport me një lajm të pazakontë.

Duke folur për zhvillimet e reja te Kukësi, drejtori zbuloi mes të tjerave se sulmuesi Vasil Shkurtaj, nuk do të rinovojë për verilindorët. Numri dy i klubit, foli edhe për kontratat e futbollistëve të tjerë, si dhe aventuren personale te Hertha Berlin….

Përgatitjet për rifillimin e kampionatit?
Po stërvitemi dhe do të jemi gati për rifillimin e kampionatit, ndonëse e kam thënë disa herë që koha për përgatitje është shumë e shkurtër. Të gjithë jemi të angazhuar maksimalisht që të bëjmë më të mirën gjatë kësaj kohe.”

Mund t’ia dilni të fitoni titullin?
Përderisa ne matematikisht jemi në lojë, duhet të vazhdojmë të punojmë për këtë. Duhet t’i marrim ndeshjet një nga një dhe të ndjekim Tiranën, për të shpresuar se në fund do ia dalim.”

Si është situata me kontratat e lojtarëve?
Shkurtajt i skadon kontrata në fund të sezonit dhe kemi pasur bisedime këto ditë për ta rinovuar atë, por dëshira e lojtarit është të largohet dhe nuk do rinovojmë kontratën. Për lojtarët e tjerë i kemi nën kontroll dhe mund të përfitojmë një shumë të madhe nga ata, siç ishte rasti i Gurit.”

Aventura te Hertha e Berlinit?
Unë aty u transferova shumë i ri vetëm 17 vjeç. Nuk më shkoi ashtu siç duhej, duke ditur se pësova edhe një dëmtim, por mendoj se kam bërë një karrierë shumë të mirë,”-ndër të tjera Nexhipi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!