Egbo: ‘Në Ballsh pa tifozë, si stërvitje…’

Kampionati i Kategorisë Superiore ka gati formulën e rifillimit. Pasi janë kryer të gjitha formalitetet, teksa së fundi është publikuar edhe orari i javës së 27-të, klubet futen në javën e nxehtë. Gjithnjë nese qeveria voton në favor të futbollit në fushë.

Tirana, kryesuesja e kampionatit, do të luajë ndeshjen e parë pas pandemisë globale ndaj Bylisit në ‘Adush Muça’.

Trajneri Egbo, dikur pjesë e mallkastriotëve, nuk e nënvlerëson aspak kundërshtarin, teksa më 3 qershor do t’i duhet ta mundë.

Në një intervistë për “RTSH Sport”, trajneri nigerian shton ndër të tjera, se një takim pa tifozë ngjason më shumë si stërvitje brenda grupit.

Bylis?

Ekipi i Bylisit është një nga skuadrat më të forta të kampionatit dhe duhet vlerësuar maksimalisht. I kanë hapur probleme te gjitha skuadrave dhe ne do ta vlerësojmë maksimalisht. Do të bëjmë punën tonë dhe Zoti do të na shpërblejë në fund.

Stadiumi bosh?

“E kam parë kampionatin gjerman që janë me stadiumet e boshatisura dhe duket sikur po bëjnë stërvitje. Kjo do të ndikojë të lojtarët, pasi me tifozët ka më shumë adrenalinë dhe emocione. Pa tifozë do të na duket si stërvitje e për këtë aryse do të punoj me skuadrën nga ana psikologjike”, – tha ndër të tjera Egbo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!