“E kam un e ke ti”, Kadia pason fajin te Ademi…

Brisela Kadia, kryetarja e Këshillit Bashkiak Shkodër, thotë se ngërçi financiar te Vllaznia nuk vjen nga veprimet dhe mosveprimet e Këshillit.

Më herët, “topin” e goditi kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi, e cila gjeti modulet efikase për të bindur futbollistët për të dalë në stervitje.

Kadia sot, në një konferencë për shtyp, sqaron opinionin sportiv, por jo vetëm:

Pasqyrat financiare të së shkuarës nuk janë miratuar (2018-2019) dhe kanë ardhur për miratim nga këshilli aktual që funksionon edhe si Asamble e Klubit të Futbollit Vllazna.

Këto pasqyra financiare nuk janë miratuar për arsye se u mungon raporti i këshillit mbikqyrës. Në këto kushte, këto pasqyra financiare nuk mund të regjistrohen në QKB, sikurse dhe çdo veprim i kryer nga klubi Vllaznia nuk regjistrohet në QKB.

Pasqyrat e paregjistruara, këshilli mbikqyrës i paregjistruar. Ditën e shqyrtimit të buxhetit të Vllaznisë, zonja Ademi solli një dokument që kërkonte shtyrjen e mandatit të këshillit mbikqyrës. Një vendim i paligjshëm,”- tha ndër të rjera Brisela Kadia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!