Kriza/ Bylis si Vllaznia, s’ka lek

Nuk mund të fshihej asgjëkundi. Edhe Bylis trasmeton krizë financiare ndërsa së fundi ato i bën publike lezhjani Ditmar Bicaj. Mbrojtësi i eksperiëncës së madhe teksa u pyet nga Syri TV, ndër të tjera deklaroi:

Ndryshe nga ekipi i Vllaznisë, jemi 3-4 futbollistë që kemi qëndruar në shtëpi. Arsyet janë shumë madhore, janë mospagesat prej 4 muajsh. Duke parë këto lloj kushtesh edhe për pjesën tjetër të kampionatit, duke parë që nuk kemi gjetur një zgjidhje nga ana ekonomike, kemi menduar të stërvitemi individualisht që të stërvitemi në Tiranë.

Hapi që ka marrë ekipi i Vllaznisë është kurojoz se çdo futbollist kërkon të drejtën e tij, kërkon respektimin e punës që bëjmë të gjithë. Vllaznia dje ka bojkotuar stërvitjen por probleme ka në të gjithë futbollin shqiptar, probleme që ne nuk mund të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Është problem shumë madhor, këto duhet të zgjidhen sa më parë me një kontratë kolektive”

Kontrata?

Kam një kontratë me Bylisin deri më 31 maj të këtij viti, do të konsultohem me avokatin dhe do të shohim, nuk dua të shkoj nëpër gjyqe se nuk është e mirë për futbollistin e klubin. Por në fund të fundit çfarë është e shkruar e zeza mbi të bardhë, gjithmonë do të merrene, edhe pse me vonesë. Por do të jetë një periudhë e vështirë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!