Uatford zbardh tri raste me infeksion…

Klubi ka marrë ‘flamurin’ e ndalesës së futbollit në fushë…

Nga gjashtë raste pozitive në COVID-19 së fundi në Premier League, katër vijnë nga Uatford dhe Bërnli. Klubet nuk e kanë fshehur teksa vetë ata kanë konfirmuar në faqet zyrtare rastet.

Uatford njoftoi se ishte një futbollist dhe dy punonjës të klubit. Lojtari i infektuar është Adrian Mariapa e zbuloi më vonë vetë se ai ishte një nga të infektuarit, por që nuk dinte si u infektua dhe se nuk kishte simptoma.

“Jam befasuar sepse pothuajse kurrë nuk kam lënë shtëpinë. Përveç stërvitjes së rastit dhe ecjes me fëmijët, unë isha kryesisht në shtëpi, duke i edukuar fëmijët dhe duke u mbajtur mirë.

Unë jetoj shumë i qetë, nuk bëj parti ose nuk dal, kështu që me të vërtetë nuk e di se si e kapa’-i tha Mariapa ‘Telegraf’.

Në fakt, xhamajkiani 33 vjeçar i mbrojtjes së Uatford, ka një jetë në Angli pasi përpos tri edicionëve me Kristal Palasë e gjithë kariera sportive lidhet me klubin aktual me të cilin bashkëpunon që prej 2016-ës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!