Partizani, Ledio në versionin ‘Pano’

Pano: “Gabimet e ish-presidentit Albert Xhani bënë që Partizani të mos merrte trofe”

Në një lidhje skype për ‘Supersport’, Ledio Pano, djali i legjendarit Panajot Pano, theksoi se në karrierën e tij gjithnjë e ka përndjekur emri i të atit me aq shumë histori në futbollin shqiptar.

Më tej, Skënder Gega, sipas Panos Junior, i kishte bërë ftesë për partneritet edicionin e kaluar te pankina e Partizanit. Ledio prek edhe situata interesante nga karriera e tij te Partizani e jashtë vendit.

Kam qenë një periudhë shumë e vështirë kjo për mua, pasi në jemi tipa që jemi mësuar të lëvizim gjithmonë. Megjithatë unë mendoj se më e keqja ka kaluar dhe shpresojmë që gjithçka t’i rikthehet normalitetit tani”.

Është e vështirë të flasësh për sezonin e Partizanit, pasi duam gjithmonë ta shohim në vendet e para. Pak ditë më parë ne kujtuam atë titull të fituar një vit më parë dhe i uroj shumë suksese Skënder Gegës në karrierë. Shpresoja shumë që të dilnim kampionë përsëri këtë vit pasi mundësitë ishin, por ndryshimet e shumta mendoj se ndikuan shumë”.

Në 2001 bëra ndeshjen pas një periudhe  gati 10-vjeçare në Greqi. Emocionet ishin të mëdha, pasi luaja me ekipin që u rrita. Por gabimet e presidentit Xhani bënë që Partizani të mos merrte asnjë trofe. Nuk ishte faji në fushë që nuk fituam tituj, por faji ishte nga mënyra si menaxhohej klubi nga drejtuesit”.

Vjet kisha një ofertë nga Gega për tu afruar te Partizani, por nuk pranova për shkak të frikës nga emocionet e shumta që do kisha. Mua më pëlqen më shumë të merrem me të rinjtë, por të shohim, ndoshta në të ardhmen mund të drejtoj ekipin e parë”.

Kam pasur një peshë shumë të madhe mbi shpatulla, pasi emri i madh i babait më ka shoqëruar gjithmonë. Unë jam shumë i kënaqur me ato që kam treguar në fushë. Të gjithë nga mua prisnin të shikonin një Panajot Pano të dytë, por ai është i paarritshëm.”,-tha Pano për “Supersport”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!