Milan: Nevojitet një protokoll më i sigurt

Klubet në Serie A pyesin shpesh rreth protokollit të FIGC përpara se të zbresin në stervitje dhe të vihen në zbatim të tij. Pas Interit, i cili ka treguar qartë dyshime, edhe Milani shpreh qëndrimin dyshues rreth protokollit të paraqitur.

Sipas asaj që ka dalë nga zyrat kuqezi, klubi i Milanit nuk është në kundërshtim të fortë me protokollin dhe FIGC.

Sidoqoftë, Milan do të përpiqet të bindë qeverinë që ta bëjë protokollin më të pajtueshëm për trajnime dhe në sigurinë totale.

Ndërkaq, pasi u stervit për afro 2 muaj te Hamarbi në Suedi, Ibrahimoviç gjëndet në Milano. Klubi gjeti një mënyre speciale për ta larguar nga karantinimi 14 ditor teksa në 2 ditë i bëri 2 tamponë. Ibra i pastër dheështë gati për të zbritur me grupin në seancë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!