Skënderbeu humb ‘Ali Soue’-në

Ali Soue, i cili luajti me korçarët në sezonin 2017-2018, duke u shpallur edhe golashënuesi më i mirë i Superiores, u largua i pakënaqur nga juglindorët. Sulmuesi nuk ishte paguar sipas kontratës nga Skënderbeu. Lojtari bëri kërkesë ditët e para të 2019 në FIFA për t’u paguar (38144 euro) nga korçarët.

Situata ka precepituar me komunikime xhentellmenesh mes klubit dhe Soue e cila bëri pezullimin eaknkesës në FIFA. Një këst i munguar sipas ish-sulmuesit prej 10 mijë eurove ka bërë që lojtari të rihapë çështjen të cilën sipas ‘Vipsport’ e ka fituar.

FIFA i kërkoi Skënderbeut që të argumentonte hapat negativë por asgjë. ‘Në shkurt 2020, Komisioni i ka dhënë të drejtë Soue, i cili në vend që të përfitojë 10 mijë euro që kishte të prapambetura nga akordi me Skënderbeun, tashmë do të përfitojë rreth 24 mijë euro që i mbeteshin nga detyrimi fillestar kontraktual që kishin korçarët ndaj tij, si dhe një shifër ekstra prej 5 mijë eurosh si rrjedhojë e vonesës.”– shkruan burimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!