Gripshi: ‘Bushi nuk më qasi te kombëtarja e moshave’

U ble nga Skënderbeu si një futbollist që mund të zevëndësonte Bledi Shkëmbin nga Teuta.

Nazmi Gripshi, futbollisti i korçarëve në lidhje Skype me ‘Fan Zonë’ tha se skuadra juglindore pati rritje javët e fundit dhe se pandemia globale iu ka prishur shumë punë.

Me urimin për një kthim në normalitet Gripshi, ndër pikat e forta të skuadrës aktuale të formacionit të Ilir Dajes, pret të bëhët i ‘madh’ te Skënderbeu dhe më pas të fluturojë jashtë. Peng ka ftesën e munguar nga përfaqësuesja U-21 e Alban Bushit.

Kur filloni?

Është një situatë shumë e vështirë për të gjithë lojtarët. Nuk kemi folur ende se kur do të rinisim stërvitjen. Edhe unë edhe ekipi ishim në një formë shumë të mirë para pezullimit, me vetëm një humbje për këtë vit, por besoj se do rikthehemi përsëri aty ku ishim.”

Mosgrumbullimi te moshat? 

Kur kalova te Skënderbeu gjeta ekipin më të madh në Shqipëri, por nuk u dorëzova dhe mora një vend në skuadër. Mendoj stërvitja dhe duke mos u dorëzuar ia dola. Nuk e di pse Alban Bushi nuk më ka thirrur te Kombëtarja e moshave.

Numrit 10: 

“Kalim te Partizani? Nuk e di, ndoshta varet nga kushtet. Shpresoj që kur të bëj hapin e madh, të jem gati për kampionatin ku do luaj. Numrin 10 e doja që në fillim te Skënderbeu, por nuk ma dhanë dhe e mora në sezonin e kaluar. Mendoj që duhet të japësh më të mirë te ekipi ku je, që të jesh më i miri, për të synuar një kampionat më të madh.”

Transferimi i munguar? 

Kam pasur oferta, por nuk e di pse nuk u arrit akordi. Isha unë, Bregu dhe Krasniqi që do sakrifikoheshim te Skënderbeu në merkaton dimërore, por nuk e di pse nuk ndodhi.”

Skënderbeu më i fortë javët e fundit…

 “Në janar kemi bërë një fazë të plotë përgatitore, ndërsa në verë nuk kishim shumë kohë të kuptonim idetë e Dajës. Edhe para janarit nuk kishim bërë ndeshje të këqija, por nuk kishim rezultatet.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!