UEFA vendos me ‘opinion’…

Kërcënoi Federatën belge por dhe Federatat e tjera nëse do imitojnë Belgjikën por sot UEFA sot ka bërë me dije përmes një komunikate se merr autorësi për të ndarë verdikte që nga ‘selia’ e saj.

Madje edhe nëse disa Federata vendosin ti mbyllin para kohe kompeticionet futbollistike.

Edhe pse UEFA ka bërë të qartë se kriteri sportiv do të jetë parësor, në vendimin e sotëm të Ekzekutivit ka theksuar se rezervon të drejtën për disa vendime në dukje absurde.

UEFA rezervon të drejtën për të refuzuar apo të vlerësojë pranimin e çdo klubi të propozuar nga një Federatë Kombëtare nga një kampionat kombëtar i mbyllur në mënyrë të parakohshme në veçanti nëse:

1-Kompeticionet kombëtare nuk janë përfunduar si rrjedhojë e arsyeve të dhëna në këto udhëzime të UEFA-s apo mbi bazën e arsyeve të tjera të ligjshme për të ruajtur shëndetin publik.

2-Klubet u zgjodhën nëpërmjet një procedure që nuk është objektive, transparente dhe jodiskriminuese, në mënyrë që klubet e zgjedhura të mos konsideroheshin të kualifikuara nga merita sportive.

3-Ka një përceptim publik të një padrejtësie në kualifikimin e klubit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!