Trajneri: ‘Selmani e Domgjoni bëjnë diferencën’

Te Menemenspor në Ligën e dytë turke, po shkëlqejnë ish-lojtarët e Laçit Gentian Selmani e David Domgjoni.

Ndaj portierit të grumbulluar nga Edi Reja te kuqezinjtë, gjërat duken më të thjeshta pasi në pak kohë, ai ka tërhequr vemendjen e shumë klubeve të elites turke.

Jo prapa edhe Domgjoni. Kosovari 21 vjeçar,ngjit shkallë dhe merr vemendje. Nuk e braktis numrin 66 në shpinë… Për mediat turke, lidhur me lojtarët shqiptarë, ka folur trajneri i Menemenspor:

Kemi shumë lojtarë nën vëzhgim në këto liga që duan të tregojnë vlerat e tyre. Ne po shohim ata emra që na përshtaten si nga pikëpamja e strukturës tonë financiare, ashtu edhe objektivave që kemi.

Falë raportit të informacionit që kemi krijuar me komitetin tonë teknik, ne kemi një listë të gjerë transferimi. Paraqitja e Selmanit dhe Domgjonit është e dukshme për të gjithë”, –deklaroi trajneri Cenk Laleci i Menemensporit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!