UEFA mbledh sekretarët, flet Shulku

Ditën e sotme UEFA në vijim të punës së saj për të rakorduar data të reja futbollistike, organizoi një video-konferencë me pjesëmarrjen e Sekretarëve të Përgjithshëm të 55 federatave anëtare të saj.

Në këtë mbledhje drejtuesit e federatave u njohën me punën e kryer nga grupet e punës në lidhje me opsionet dhe datat e mundshme të rifillimit të aktiviteteve

FSHF:

‘U zhvillua ditën e sotme video-konferenca me pjesëmarrjen e Sekretarëve të Përgjithshëm të 55 federatave anëtare të UEFA-s. Në këtë mbledhje drejtuesit e federatave u njohën me punën e kryer nga grupet e punës në lidhje me opsionet dhe datat e mundshme të rifillimit të aktiviteteve kombëtare dhe të gjitha ndeshjeve ndërkombëtare nga Ekipet A, U-21, U-19, U-17 femra dhe meshkuj.

Një tjetër çështje e rëndësishme e diskutuar ishte ajo e kontratave të lojtarëve, afatet e periudhave të transferimeve si dhe afatet e Licensimit të klubeve për kompeticionet kombëtare dhe ato europiane.

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, informoi në lidhje me punën e kryer nga Federata e Futbollit për kalendarët e mundshëm të rifillimit të sezonit dhe opsionet që kanë parashikuar në bazë të vendimeve të marra nga UEFA në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv.’- shkruan FSHF

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!