Tare: “Sezoni të përfundojë, edhe në respekt të viktimave”…

“Koha nuk është ende për të vendosur për ndërprerjen. Të infektuarit po zvogëlohen dhe ndërprerja e kampionatit do të ishte e padrejtë,” – ka deklaruar drejtori teknik i lacialëve, Igli Tare për kanalin gjerman “Sport1”. – Kampionati duhet të vazhdojë edhe në respekt të viktimave dhe të gjithë tifozëve. Koha nuk është ende për të vendosur mbi anulimin”, – ka shtuar ai.

Për Lacion pra, kampionati nuk duhet të përmbyllet në shenjë respekti për ata që humbën jetën në betejën e ashpër kundër koronavirusit. Por jo vetëm kaq. Në diskutim, në fakt, ekzistojnë edhe interesa shumë të rëndësishme ekonomike. Për menaxherin e Juventusit, në fakt, ndikimi i çdo mbylljeje të hershme të sezonit do të ishte shkatërrues në llogaritë e klubit dhe do ta fuste sistemit të futbollit në humnerë…

“Për futbollin italian, ndalesa këtu do të ishte një fatkeqësi, – është shprehur ai. – Ne do të përpiqemi ta parandalojmë që kjo të ndodhë me gjithë forcën tonë. Në futbollin italian mbi 75% të klubeve e sigurojnë buxhetin e tyre përmes të drejtave të TV, nëse këto të ardhura nuk do të ekzistojnë, klubet do të rrëzoheshin,” – ka deklaruar ai, duke i paralajmëruar të gjithë për skenarin e mundshëm.

Mbi të gjitha, lojtarët janë të gatshëm të kthehen në fushë te Lacio. “Ne do të dëshironim të ktheheshim në normalitet dhe kjo nënkupton stërvitjen, – ka vazhduar Tare. – Lojtarët nuk presin asgjë tjetër, ata thjesht presin momentin kur gjithçka të mund të kthehet në normalitet edhe brenda klubit. Në këtë pike, do të duhet të rimarrim ngadalë formën dhe të dalim nga ky moment tmerri sa më shpejt të jetë e mundur,” – ka përfunduar drejtori Igli Tare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!