Në Argjentinë, palestër për spitale…

Kudo alarm… Koronavirusi pasi ka “shkrumbuar” europën, nuk po ndalet dhe në vende të Amerikes Latine.

Argjentina ka 18 vdekje nga Koronavirus dhe 690 të infektuar deri më tani. Kriza po përshkallëzohet në gjithë vendin, ndërsa qeveria po përgatitet ta luftojë atë me ndihmën e sektorëve të ndryshëm, përfshirë futbollin.

Me një njoftim zyrtar për shtyp, AFA (Federata Argjentinase) njoftoi se kishte vënë në dispozicion dhe tashmë kishte përgatitur palestrën në kompleksin ‘Ezeiza’ për të pritur njerëz me COVID-19.

Spitali në terren është gati, zyrtarisht që prej ditës së djeshme, me 120 shtretër në dispozicion. Natyrisht të gjitha sipas rregullave të bëra të njohura nga Organizata Botërore e Shëndetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!