Tuci kthehet në shtëpi, ska test paraprak…

Për “Fan Zone” sot ka folur Indrit Tuci. Laçiani me origjinë nga Repsi (Mirditë), është shprehur se ditën e sotme së bashku me Uzunin, ka ardhur nga Kroacia.

Pjesë e Lokomotiva Zagreb sikurse janë edhe Uzuni, Mersinaj, Çokaj. Sulmuesi me një staturë për tu admiruar, konsiderohet si lojtarë me të ardhme të ndritur. Dy gola këtë sezon të ndërprerë me Lokomotivën…

Për momentin jam në Laç dhe sapo kam ardhur nga Kroacia. I kërkova klubit leje që këtë moment të vështirë ta kaloja me familjen time. Kur po vija, na shoqëroi policia në mënyrë që të mos qëndronim në asnjë vend. Nuk kemi bërë teste, pasi kemi 2 javë që jemi mbyllur dhe nuk kemi pasur kontakte.

Te Lokomotiva na mbajnë të gjithë mirë dhe na thonë banda e shqiptarëve. E ardhmja? Objektivat janë që këtë vit të luaj sa më shumë dhe vitin tjetër të synoj më lart duke bërë hapin e madh. Që i vogël kam pëlqyer Adrianon te Interi dhe kam ëndërr të luaj për këtë ekip.

Të gjithë te Lokomotiva më kanë pritur shumë mirë, Ismjali më ka uruar direkt sa kam shkelur në fushë. Nga Kroacia erdhëm vetëm unë dhe Uzuni. Në Shqipëri jam tifoz me Laçin. Ndjesia e fanellës së kombëtares? Është ndjenja më e bukur në botë të veshësh atë fanellë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!