De Biazi: “Jam në arrest, pa bërë krim…”

Trajneri italian, shfaqet i bindur se me masa shtrënguese, situata do kalojë.

Ish-trajneri i Shqipërisë në futboll, Xhani De Biazi, nga shtëpia në Venezia, ka folur për ‘Historia ime’ në televizionin kombëtar ‘Klan’, duke treguar ditët e tij në karantinë e dhënë mesazhe për betejën ndaj Koronavirusit.

Si po e kalon karantinën?

Po e kaloj në arrest shtëpie edhe pse nuk kam bërë asnjë krim. Po rrimë të gjithë në shtëpi që virusi të mos përhapet shumë.

Familja?

Janë mirë faleminderit Zotit. E gjithë familja ime e madhe, nëna, vajza, gruaja, vëllezerit. Është e qartë se realiteti është i shëmtuar. Shpresojmë t’ia dalim në këtë situatë emergjente.”

Dita juaj?

Nuk dal. Dal vetëm në kopësht. E kam shtëpinë me kopësht. Dola sot për 20 minuta, ishte një diell i bukur. Pjesën tjetër në shtëpi, duke lexuar e studiuar dhe ndjekur problematikën që po kalojmë”.

Sa ditë në karantinë?

Janë dy javë. E treta filloi tani. Nuk është e lehtë, por duhet t’ia dalim. E di që në Shqipëri keni të njëjtat kufizime si ne. E them për të gjithë shqiptarët, duhet të jeni si skuadër e bashkuar. Është më e thjeshtë për ta mbajtur të izoluar infeksionin. Nëse dalim sikur s’ka asgjë do vuajmë pasojat, duhet ta shmangim medoemos. Më mungon fakti që nuk takoj njerëz. Më pëlqen që të rri me njerëz…”

Po shkruani diçka për Shqipërinë?

“Kush jua e tha? Kam vendosur të hedh të gjitha ditët që kalova në Shqipëri. Që nga telefonata e parë, deri kur u largova në verën e 2017-tës. Largim që më vjen keq në disa aspekte. Lashë një pjesë të bukur të zemrës time në Shqipëri”

Mesazhi për shqiptarët…

Ajo që ju them, shtrëngoni dhëmbët. Të qëndrojmë me familjarët tanë e të kultivojmë ato interesa që s’kemi mundësi t’i bëjmë kur jemi në punë. Të mësojmë një gjuhë të re. Kur të dalim nga kjo emergjencë, do të jemi më të mirë,’- tha ish-trajneri i Shqipërisë, Xhani De Biazi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!