Alban Rexha, ‘goli i historisë bardhezi’

I dënuar për jetë nga Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së për të mos hyrë në ambinete sportive.

Alban Rexha vjen sot me një speciale. E botuar nga ‘abcnews.al’. Bëhët fjalë për ish-sulmuesin e njohur kryeqytetas, ndërsa i dha të parin trofe Laçit në maj 2004.

Nxirre Rexhen’, -thërrisnin nga shkallët e ‘Niko Dovana’ rreth 4 mijë fansa kurbinas. Në fund, Rexha hero…”20 maj 2004, stadiumi “Niko Dovana”. Në fushë Laçi dhe Egnatia, në një stadium ku kishte një numër të konsiderueshëm tifozësh. Dy skuadrat kishin siguruar ngjitjen në Superiore dhe tashmë mes tyre diskutohej trofeu i Kategorisë së Dytë, sot e Para.

Në fushë një ndeshje e fortë, që u vendos nga një gol. Dy ekipe të forta, që e kishin mbyllur kampionatin me pikë të barabarta, 52. Sigurisht financat nuk mungonin dhe te Laçi falë dyshes Agim Myrtaj-Ermal Laçi.Alban Rexha, sulmuesi që ato vite po spikaste dhe që ndëshkoi ish-skuadrën e tij, i dha fitoren Laçit, që ngriti për herë të parë një trofe.

Rexha prej vitesh e ka mbyllur me futbollin e luajtur, ndërkohë që ka provuar të luajë me Partizanin dhe Tomorin, veç dy ekipeve finaliste të përmendura më lart. Jo vetëm kaq, por në vitin 2000 ai ishte shënuesi më i mirë i “demave të kuq” në elitën e futbollit shqiptar, me 9 gola.

Gjithsesi më pas është parë si një tifoz i thekur i Tiranës, madje këtë sezon ai ka marrë edhe një dënim shembullor nga FSHF pas derbit të parë në “Selman Stërmasi”.Rexha, së bashku me disa të tjerë, nga Komisioni i Disiplinës u dënua që të mos futet përjetë në stadiumet shqiptare.

Dënimi nuk e ka larguar nga futbolli, pasi ai po mundohet të përfshihet në tregun e menaxhimit të lojtarëve dhe ka ndërmjetësuar kalimin e Idelino Colubali te Teuta.

FINALJA E KATEGORISË SË DYTË (2003-2004)
EGNATIA-LAÇI 0-1
Shënues:
 Alban Rexha 80’

EGNATIA: Erald Gjondeda, Lorenc Pashaj, Gentian Kote, Artan Bano (Dikson Medu 85’), Edmir Sallata, Luan Zeneli, Roland Gaba, Erald Pustina, Altin Simaku, Fatjon Ymeri, Viktor Gjyla. Trajner: Alfred Ferko

LAÇI: Besnik Beqiri, Alban Hasani (Neziri), Akil Jakupi, Renato Hysenaj, Alban Volumi, Saimir Xhetani, Leonard Perloshi (Kastriot Faruku 89’), James Osusi, Eduart Tanushi, Alban Rexha (Nelson Bahiti 87’), Endri Kadillari. Trajner: Luigj Doda

Gjyqtarë: Kridens Meta (Tiranë), Enver Doda (Tiranë), Arjan Mali (Patos).

Kartonë të verdhë: Gentian Kote, Alban Rexha”- shkruan në artikull
‘abcnews.al’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!