Kalendari: Seria A në verë përfundon…

Kampionati parashikohet të rinisë më 3 qershor dhe do të përfundojë më 12 korrik. Federata italiane ka përcaktuar edhe kalendarin e ndeshjeve të mbetura… gjithnjë në vartësi të zhvillimeve të pandemisë…

Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka vendosur ta përfundojë me çdo kusht Serinë A (duke e menduar të fituar luftën me pandeminë e koronavirusit). Fjalët e kësaj të mërkure të presidentit të FIGC-ut Gabriele Gravina, paraqesin paksa ndjenjën e të gjithë futbollit evropian.

Edhe pse është e vështirë të bësh datat në mes të një pandemie, një hipotezë kalendarike parashikon, se Seria A do të fillonte më 3 qershor, me ndeshje në mesjavë dhe fundjavë, për të përfunduar më 12 korrik.

Mbetet për t’u përcaktuar datat e 4 ndeshjeve të javës së 25-të që nuk u luajtën: Verona-Kaljari, Atalanta-Sasuolo, Inter-Sampdoria dhe Torino-Parma, që mendohet të zhvillohen më 31 maj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!